Në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’ , deputetja e PD Ina Zhupa është shprehur se në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë nuk mori asnjë përgjigje për çështjen e Butrintit.

Sipas Zhupës i vetmi qëllim është dhënia e Butrintit me koncension për 10 vjet për fitime ekonomike.

Statusi:

Sot ne komisionin e ekonomise per Butrintin sic mund ta shikoni ne videon e kuvendit nuk mora:

ASNJE PERGJIGJE per 4 pyetjet e mia per fondacionin qe ishte prezent.

ASNJE PERGJIGJE per 17 pyetjet e mia per ministren qe ishte prezente.

Ku eshte plani i manaxhimit te 2012. Perse nuk eshte miratuar? Cfare problemi kishte? Ku eshte ndryshimi i 2012 me 2018?

Ai plan u pagua nga AADF por ishte me ekspert shqiptar dhe nuk parashikonte marrjen me koncencion nga fondacion privat dhe nuk u publikua asgjekundi.

Asnje arkeolog shqiptar qe eshte marr me Butrintin nuk eshte pyetur dhe marr ne konsulte per planin e ri te menaxhimit.

Literatura qe nxiton plani jane libra me perralla per femije, me nje bibliografi mediokre.

Fondacioni nuk ka menaxhuar kurre nje sit arkeologjik me perpara, thjesht ta dhene financime per objekte te ndryshme si pazari i Tiranes, muzeu Marubi etj.

Aktualisht Butrinti drejtohet nga nje bord publik, pse nuk u be vetem nje shtese ne bord te ketij “donatori” por u hoq teresisht nga administrimi publik dhe i kaloj nje fondacioni privat.

Qeveria merr persiper cdo shpenzim ne funksion te fondacionit, ndersa fondacioni privat merr persiper vetem fitimet dhe ndertimet qe do i shtojne fitimet.

Ministrja nuk sqaroi perfitimet e saja monetare ne keto fondacion dhe nese prezenca e saj ishte vetem sa kohe eshte ministre apo do vazhdoj me tej si person privat.

Demaskimeve me emer dhe mbiemer te gjithe personave qe ata i kane perfshire sikur i kane pyetur dhe ne fakt nuk i kane pyetur, nuk ju pergjigj.

Qellimi eshte dhenia e Butrintit me koncension per 10 vjet per fitime ekonomike dhe qellime te tjera historike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb