Çështja e imigrantëve është një nga temat më të nxehta në politikën italiane, ndaj kryeministrja Giorga Meloni ka zhvilluar një takim me presidenten e Komosionit Evropian Ursula von der Leyen.

Pas takimit Meloni ka ripohuar “angazhimin e qeverisë ndaj Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës”, ndërsa Von der Leyen ka garantuar gatishmërinë e Brukselit për të “bërë përparim në Paktin e Migracionit” midis Shtetet anëtare.

Ndër çështjet e tjera të trajtuara ishte nënshkrimi nga Roma i deklaratës së përbashkët BE-NATO dhe kënaqësia e Brukselit me mbështetjen e qeverisë për Kievin.

Kujtojmë që me marrjen e pushtetit nga ekstremi i djathtë, Meloni, Italia ka ndryshuar rregullat dhe ligjet për çështjet e emigracionit, duke u konfliktuar dhe me Francën.

Meloni është paraqitur e “rreptë” me emigrantët duke lëshuar masa kufizuese ndaj tyre dhe organizatave jo qeveritare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb