Në studion e emisionit “Pikat mbi I”, u diskutua çështja e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta dhe dënimi me burg për ish-ministrin Saimir Tahiri. Për të folur për këto çështje, në studio ishin të ftuar analisti Artur Zheji dhe ish-prokurori Shkëlqim Hajdari.

Për Zhejin, Kushtetuesja duhet të japë një vendim, pasi është e udhës që opinioni publik të di më shumë rreth kësaj çështjeje. Nga ana tjetër, Shkëlqim Hajdari tha se Kushtetuesja duhet të marrë një vendim të arsyetuar dhe duhet të dilet nga praktika e kërkimit të opinioneve nga Komisioni i Venecias.

Zheji: Kjo situatë ngërçi, rasti i Tahirit, çështja e Metës, na shkëpusin nga realiteti real. Ne po merremi me një realitet të fabrikuar, e nuk po flasim për dritat, për blerjet me listë. Këto gjëra që përbëjnë nevojat e shumicës së shqiptarë ikin nga rendi i ditës. Është një organizim i prefeksionuar për të zhvendosur vëmendjen e njerëzve nga nevojat reale.

Hajdari: Ne duhet të mësohemi që në Shqipëri ka 3 pushtet e që punojnë, punon parlamenti, ekzekutivi dhe gjyqësori. Gjyqësori po bën punën e saj. Rezultate do të ketë. Të mos çuditemi nëse ndodhin ngjarje së shpejti. Ata thonë që kemi në dorë dosje që do të finalizojnë.

Zheji: Kemi një të dënuar që quhet Lefter Koka, sa janë petët e byrekut për inceneratort, e denoncuar nga opozita, opinion publik. Ky është vetëm një nga ata që thuhet se është mëkatar, pra Lefter Koka.

Hajdari: Çështja është në hetim, nuk është dërguar në gjyq. Ne nuk do të japim indikacione nëse mund të ketë të përfshirë te inceneratorët për aq kohë sa hetimi vazhdon, nuk ka shkuar në gjykatë.

Zheji: Po e marrim të mirëqenë korrupsionin e zotit Koka. Në qoftë edhe fakti që këto para janë lëvruar nga ministri i kohës, në mënyrë mendjelehtë fillohet një gjë, krijohet një rast. Do të ishte dramatike që këto mëkatarët e vegjël të paguajnë për mëkatarët e mëdhenj. Kështu ka ndodhur në Shqipëri ndër vite, shpresojmë të kemi një kohë tjetër. Taulant Balla tha që duhet të presim vendimet e Gjykatës Kushtetuese në heshtje. Ka të drejtë në këtë rast, sepse Kushtetuesja është organi më i lartë që ka një shtet. Ata janë si Zeusi, sepse kanë të drejtë të arsyetojnë edhe vendimet e presidentit, kanë të drejtë të rrëzojnë ligje. Thënë kjo, mendoj që zgjatja dhe tejzgjatja është pjesë e pështjellimit sepse gjërat janë të qarta. Ka pasur aq shumë kohë. Nuk e kam te shumica. Do të ketë gjithmonë një gjyq final. Tani Gjykata Kushtetuese e ka të thjeshtë, e ka marrë opinionin e Venecias, që të mos paragjykohet. Në fakt, heshtja flet më shumë, por tejzgjatja është shumë rraskapitëse për efektet që ka në popull e në jetën politike. Jemi pak ditë nga zgjedhjet e pjesshme. Janë 6 bashki, por që është fillimi i korrigjimit të negativitetit në Shqipëri. Të gjitha komplimentet që vlejnë për ta, do të kenë përgjegjshmëri. Realiteti shqiptar do një përgjigje, me po ose jo. Ka bërë shkelje të rëndë të shkarkohet. Vetëm kështu mund të thyhet heshtja.

Hajdari: Ligji parashikon që kur Kushtetuesja i jep fund hetimit, vendimi jepet për 30 ditë. Kjo s’mund të thotë që mund ta jepte përpara. Nëse vendimi do të jepej sot do të ishte i paragjykuar. Gjykata ka nevojë t’i lexojë të gjitha, cili pretendim qëndron e cila jo. Për të dhënë një vendim, duhej një farë kohe. Situata është komplikuar pak. Presidenti ka dërguar kallëzim në prokurori dhe pretendon se janë kompromentuar provat. Mendoj që ka një rrugëzgjidhje. Prokuroria ka shumë dosje për të hetuar. Është hera e parë që kemi shkuar në procedurë për të shkarkuar presidentin. Shpresoj që nga ky vendim ne duhet të pranojmë vendimin e Kushtetueses dhe nga ky rast e në vijim gjyqtarët të mos i drejtohen Venecias, port ë marrin vendime ë arsyetueshme vetë. Nga pikëpamja ligjore shikoj se pavarësisht mungesave të parlamentit, procedurat u zbatuan, u ngritën komisionet, u thërrit presidenti. Tani Kushtetuesja ka bërë disa seanca, ka dëgjuar palët. Janë bërë disa seanca. Tani opinion publik do të gjykojë vendimin Kushtetueses, besoj që vendimi të jetë i bazuar në prova dhe arsyetime. Tek vendimi që do të jepet për Presidentit do të kemi dhe arsyet.

Zheji: Ka një lojë presionesh. Mendoj që ne nuk jetojmë në Mars, jetojmë në Ballkan, në një rajon, në prag të një lufte mes Ukrainës dhe Rusisë. Ne nuk mund të rrimë me një president në pritje të një vendimi, ndërkohë që të gjithë institucionet janë pjesë e një aleance që shumë shpejt mund ë na fusë në luftë. Ne duhet të jemi të qartë dhe sa më shumë situatë balancimi. Shihni se si e zgjidhi Maqedonia e Veriut situatën, iku Zaevi dhe u zgjodh qeveria e re. Ne faktorin kohë me një president që pret një vendim të Kushtetueses. Ne duhet të jemi një vend që mund të hy nga java në javë në luftë kundër një situate.

Hajdari: Demokracia funksionale është më e mirë në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi se sa në Shqipëri. Në rezultatet e zgjedhjeve Shqipëria është një fanar ndriçues, ku vota është e kontestuar, diaspora nuk voton. Ka nevojë për një reformë të thellë. Këto janë demokraci funksionale sepse kanë bërë kuadrin ligjor të tillë. Ne vetëm një herë kemi bërë zgjedhje të parakohshme dhe ato i kemi bërë me luftë. Rrëzimi i qeverisë së Malit të Zi është lajm i mirë, nëse Abazoviçi krijon një qeveri pro-perëndimore është një lajm i mirë.

Zheji: Ata janë të gatshëm të krijojnë një parti me pakicat, vetëm për të dalë nga kriza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb