Antonie Grizmann ishte një nga çështjet më të bujshme në këtë merkato verë, transferimi i tij nga Atletico Madrid tek Barcelona solli një përplasje të madhe mes dy klubeve, një beteje e vërtetë ligjore e cila u pasua me akuza dhe kundër akuzave. Më në fund dy klubet me sa duket kanë gjetur një zgjidhje për të mbyllur përfundimisht këtë temë.

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona është e gatshme të paguaj edhe 15 milion euro të tjera për të mbyllur përfundimisht transferimin e sulmuesit spanjoll i cili në verë i kushtoi jo pak por 120 milion euro por mbi të gjitha për të vendosur paqen me klubin madrilen. Sipas të përditshmes spanjolle, Atletico Madrid ka prova të qarta se Barcelona ka nisur kontaktet me futbollistin e tyre përpara 1 korrikut, kohë kur Griezmann ishte ende nën kontratë, për këtë arsye Barcelona është dorëzuar, tashmë është e gatshme të paguaj dhe 15 milion euro të tjera por me një kusht.

Mundo 2
Mundo 2

Gjithnjë sipas Mundo Deportivo, Barcelona ka të drejtë të negocioj me 15 lojtarë të Atleticos, përfshi këtu Saul dhe Gimenez, dy lojtarë të cilët Barcelona ka tentuar edhe më herët ti afroj në skuadër, por kjo nuk do të thotë që ka të drejtë të blej kartonin e tyre, thjeshtë janë të mirëpritur të shprehin ofertën e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb