Elisabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, prej më shumë se një viti po hetohet në kuadër të Vettingut. E renditur në listën e KLP si ndër prokurorët më të aftë profesionalisht, Imeraj synon të jetë pjesë e SPAK.

Hetimi administrativ që po kryhet për të nga KPK drejtohet nga Genta Tafa Bungo, njëherazi drejtuese e këtij institucioni. Vonesat e KPK për vettimin e disa kandidatëve për në SPAK kohët e fundit po shiheshin me dyshime të forta.

Këtë të mërkurë, lajmi se Elisabeta Imeraj ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti me argumentin se ai kishte thyer besimin, duke i mbajtur të fshehur një konflikt të hershëm me zonjën Bungo ka tërhequr mjaft vëmendje. Por, njëherazi ka ngritur dhe pikëpyetje të forta. Duke qene se zonja Bungo ishte në dijeni të përplasjes me burrin e prokurores a duhet ta hetonte ajo Elisabeta Imerajn.

Sepse ligji nuk lejon vettimin e subjektit në situatë konflikti interesi. Pavarësisht faktit se ky konflikt ekzistonte, Genta Tafa Bungo nuk është tërhequr nga çështja. Ndaj, pyetja shtrohet: A ka hetuar ajo me inate të vjetra? Elisabeta Imeraj është konsideruar si prokurorja e hekurt.

Teksa ishte pjesë e Krimeve të Rënda, ajo hetoi Emiljano Shullazin, hetoi terroristët dhe hetoi grupe kriminale. Por tashmë i duhet të japë llogari për jetën e saj, si profesionale, ashtu dhe personale. Por a mos po përballet me një hakmarrje të mundshme????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb