Beppe Marotta vë në jetë një tjetër goditje fantastike. Tashmë është gjithçka e mbyllur, nga Bergamo në Milano vjen Robin Gosens. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ky transferim pritet të bëhet zyrtare të enjten. Simone Inzaghi do të ketë në dispozicion anësorin e majtë që e kërkonte prej javësh. Interit pritet ti kushtojë 25-27 milionë euro kjo lëvizje në merkato, përfshi këtu edhe bonuset.

La Gazzetta
La Gazzetta

Akordi mes Inter dhe Atalanta pritet të kristalizohet në orët në vijim. Anësori gjerman pritet të zbarkojë në Milano brenda të enjtes për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore. Gosens vjen në formë huazimi me detyrim blerje ndërsa vetë lojtari do të firmos një kontratë deri në 2026 nga ku do të përfitojë 3 milionë euro neto në sezon plus bonuse. Inter është e detyruar të paguaj për kartonin e tij pas 18 muajve.

Jo vetëm Gosens, Beppe Marotta është vënë në lëvizje për ti vendosur në dispozicion trajnerit Inzaghi edhe një sulmues, Caicedo është zgjidhja e shpejtë ndërsa në fund të sezonit do të përpiqen ti rrëmbejnë Sassulos sulmuesin Gianluca Scamacca.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: