Do e vlerësoja shumë nëse do të më jepnit disa sqarime lidhur me emërtimin e disa diagnozave të zemrës.

Pacientët dhe pjesa më e madhe e qytetarëve kanë një konfunzion sa i takon emërtimit të disa diagnozave të zemrës. Kjo për shkak se për të njëjtën diagnozë mjekët përdorin emra të ndryshëm. Për shembull: atak kardiak, arrest kardiak, sulm në zemrës, ishemi, etj. Por çfarë kuptohet me këto terma?

Për këtë përgjigjet Manjola Liko, mjeke kardiologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Arresti kardiak është ndalimi i funksionit të zemrës (enët koronare që ushqejnë zemrën me gjak mund të kenë bllokim ose spazmë të fuqishme shoqëruar me dhimbje të forta gjoksi) që ka nevojë për masazh kardiak, respiracion të drejtuar dhe goditje elektrike që pacienti të ringjallet përsëri. Pra, kemi të bëjmë me ndalim të funksionit të zemrës.

Sulm në zemër dhe atak kardiak janë sinonime të njëra-tjetrës. Mund të themi sulm në zemër, mund të themi atak kardiak ose sindrom koronar akut. Të gjitha këta na tregojnë që zemra është e rrezikuar për infarkt ose është duke zhvilluar një infarkt miokardi. Këtu përfshihet ose jo edhe infarkti, pasi jo çdo pacient që ka një atak kardiak bën indarkt.

Ishemia kardiake është vuajtja e qelizave të muskulit të zemrës për mungesën dhe furnizimin e tyre me oksigjen. Ishemia kardiake ndodh atëherë kur pllaka apo materiali yndyror zvogëlon pjesën e brendshme të arteries deri në atë pikë kur ajo nuk mund të plotësojë nevojat e zemrës për gjak./shendeti/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb