Mjeku infeksionist Arjan Harxhi deklaroi se laboratori në Wuhan të Kinës, kryeqendra ku shpërtheu edhe virusi, merret me studimin e koronaviruseve. Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Harxhi teksa iu përgjigj pyetjes së moderatorit Sokol Balla se çfarë mund të ketë shkuar keq në atë laborator, dhe që më pas të shpërthente virusi, mjeku tha se “S’mund të luash dot me një virus, me një gjenomë të tërë. Pasi ai ndryshon tiparin.”

Sipas tij, argumenti shkencor që ky është një virus i ri, është një kapërcim që ka ndodhur në kushte natyrore.

“Virusin nga ADN-ja në organizmin e njeriut nuk e heq dot. Në laborator bëhen ndërhyrje për krijimin e ARN-ve të reja. E thënë trashë, ti fut në organizëm një strukturë, një pjesëz të proteinës, jo të gjallë që të bëjë të mundur që të ngjajë me virusin në fjalë dhe të njoh imunitetin e organizmit. Tek fruthi, fusim një pjesë proteinës të hepatit B. Ndaj kur të futet virusi i vërtetë, e flak atë. Laboratori i Wuhanit njihet si laborator i koronaviruseve. Ndaj la qarkulluar dhe ai romani. Në Kinë u shfaq dhe sars/COV 1. Ky virus nuk e kishte transformimin. Ndaj thash që të shpresojmë që ky virus të tërhiqet në botën e vetë, tek lakuriqët. Ky virus i dytë e fitoi terrenin se bëri ndryshim. Një pjesë e disa shkencëtarëve thonë se ndodhi në mënyrë natyrore, por Montagnier thotë se ishte e qëllimshme. Deri tani me aq sa lexoj, mbizotëron ajo që quhet argumenti shkencor që ky është një virus i ri, një kapërcim që ka ndodhur në kushte natyrore. Ka cikël epidemie. Kjo periudhë mund të jetë ecuri epidemie. Mekanizmi i vetëm i përballjes me këtë epidemi, me përhapjen e tij në popullatë, është mekanizmi i ndërprerjes. Ecuria e një infeksioni respirator në popullatë, bën ciklin e vet, krijon imunitetin e futës, dhe ne duam të ndërhyjmë që mos të jetë e madhe kurba. Ndaj duhet të ndërhynim me këto masa. Ne nuk mund ta themi dot se çfarë do ndodhte dhe të ‘grinte’ në mënyrë natyrore. Nuk ka argument në virologjinë moderne që të thotë që ky virus ka këtë cikël jetësor që të thotë; zgjat 40 ditë. Virusi ka kushtet e veta. Nëse ka popullatë të dendur, nëse ka njerëz që qëndrojnë afër, në kafe, koncert, metro dhe gjen popullatë të ndjeshme, do përhapet në masë të madhe.”, tha ai.

Ndërkohë, mjeku Harxhi tha se aktualisht po punohet paralelisht nga shkenca mjekësore si për kurën, por edhe për vaksinën kundër koronavirusit.

“Me aq sa jam në dijeni, me ato që lexoj, shkenca e mjekësisë, po punon paralel në të dy drejtimet. Për kurën dhe vaksinën. Sot që flasim janë disa studime klinike të kontrolluara, ku po mundohen që kush nga këto ilaçe të famshme që po përdoren. Edhe ne ndjekim të gjitha procedurat që ndiqen. Po punohet në të dyja kahet dhe nuk ka konspiracion që po punohet me shumë për vaksinën, apo e kundërta. Është e pamundur që të krijohet një vaksinë shpejt, të prodhohet një produkt i ri, fillohet që e nga gjenialiteti i atij biologut apo virologut që mendon atë dhe mendon se kjo strukturë e re prodhon këtë molekulë. Ai e ka në tavolinë në formën e gjilpërës. E prodhon invitro, në pjatë. Provohet tek kafshët, tek njerëzit në sasi të vogël. Provohet në një grup më të madh njerëzish, dhe më pas në popullatën e përgjithshme për të parë nëse e arrin atë efektivitet. Është e pamundur që këto procese të kapërcehen. Ka ecur shumë procesi, por do shohim se sa imunitet do të lërë ky virus.”, pohoi mjeku.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: