Britney Spears ‘e bëri sërish’, këngëtarja me famë botërore është ‘zhdukur’ nga Instagrami disa ditë pasi u martua me partnerin e saj Sam Asghari.

Llogaria e yllit të popit në Instagram nuk gjendej askund ditën e sotme.

Megjithëse 40-vjeçarja ka bërë disa ‘pushime’ të shkurtra nga platforma e mediave sociale dhe më parë, kjo e fundit vjen mes ditëve të saj më të lumtura pas kurorëzimit të dashurisë me Sam.

Spears dhe Asghari, 28 vjeç, thanë “Po” nëri-tjetrit një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Kaliforni të enjten e kaluar.

Pavarësisht përpjekjeve të ish-bashkëshortit të saj Jason Alexander për të prishur dasmën dhe “sulmit të panikut” të artistes para ceremonisë, ajo e përshkroi ditën e saj të madhe me aktorin si një “ëndërr” të realizuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Siç është raportuar më parë nga Page Six, familja e yllit të hitit “Toxic” – duke përfshirë babain Jamie Spears, të ëmën Lynne Spears dhe motrën Jamie Lynn Spears – nuk morën ftesa për në dasmën e saj.

Megjithëse media të shumta raportuan se vëllai i saj, Bryan Spears, mori një ftesë dhe një burim i afërt me Bryan na tha se ai nuk të ishte i pranishëm për shkak të një angazhimi tjetër familjar, Britney u sigurua që ti jepte fund këtyre spekulimeve:

“Ti nuk ishe kurrë e ftuar në dasmën time ”, shkroi ajo në një postim të fshirë në Instagram të martën, duke shtuar, “Shko q*** Bryan”.

Të premten e kaluar, mamaja e Spears komentoi në fotot e dasmës së vajzës së saj duke shkruar: “Dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur! Dasma juaj është dasma e ëndrrave! Dhe ta kesh atë në shtëpinë tënde e bën atë kaq sentimentale dhe të veçantë! Unë jam shumë e lumtur për ju! Të dua!”

Më pas erdhi dhe ‘reagimi i këngëtares teksa ripostoi një video motivuese duke thënë: “Dhe mos harroni kurrë se si ju dhanë distancë kur kishit nevojë për dashuri”.

“Thjesht po ju them!!!!”- shkroi ajo krahas videos. Në një koment i cili më pas u fshi Lynne u përgjigj : “Duhet të jesh duke u tallur më mua!! ?.”/panoramaplus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb