Janë publikuar pamjet e shoqërimit në polici të kreut të Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj.

Në pamje, duket teksa shumë policë i afrohen Lapajt.

Adriatik Lapaj dëgjohet duke iu thënë efektivëve, se nuk mund të ndërhyjnë në atë formë, sepse nuk është duke bërë rezistencë.

“Çfarë po bëni more se nuk po bëj rezistencë”, dëgjohet teksa thotë Lapaj.

Përpos Lapajt, në komisariat është shoqëruar edhe gazetari Shpend Gashi.

Një përplasje e fortë u shënua mes protestuesve dhe policëve jashtë Kuvendit, pasi u goditën me vezë makinat e deputetëve.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: