Trabzonspori mund të mos e aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit për Ernest Muçin. Hasan Tunçel ka zbuluar detaje të reja, ndërsa është edhe gazetari pranë Trabzonsporit në Turqi.

“Menaxhmenti i Trabzonsporit kërkoi mendimin e Fatih Teke në lidhje me opsionin e blerjes së Ernest Muçit. Fatih Teke e ndaloi procesin duke thënë: ‘Prit pak’.

Muçi përjetoi një dhimbje shpine para ndeshjes me Gallatasarajn. Ai kishte pasur të njëjtin problem më parë kur luante te Beshiktashi. Stafi teknik ka disa dyshime në lidhje me këtë situatë”, u shpreh gazetari turk.

Trabzonspori mund të aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit deri më 10 maj. Ndaj edhe kjo javë është vendimtare për të ardhmen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: