Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha teksa analizoi vdekjen misterioze të drejtorit të Kundërzbulimit në SHISH, Isa Çopa, pohoi se ky i fundit ishte në krye të një misioni sekret, që kurrë nuk u zbulua.

E ftuar në emisionin “Në Shenjestër” në “News24” të gazetares Klodiana Lala, Hoxha tha se Çopës i ishte caktuar një operacion në Fier.

“Bëhet fjalë për punë perfeke të autorëve të dyshuar. Ata pavarësisht se janë përpjekur të mos lënë gjurmë, janë lënë në baltë nga një agjent i SHISH. Çdo e dhënë e saj tregon qartazi se i ndjeri nuk ishte një individë që prirje suicidale. Ai kujdesej me detaje. Ishte në krye të një operacioni sekret. Fakti që ka takuar aq shumë vartës atë ditë, ishte në kërkim të diçkaje. Do i jepja përgjigje të qartë nëse do të ishin hapur kartat për këtë operacion. SHISH nuk e deklaroi asnjëherë haptazi për prokurorinë se çfarë po hetonte Çopa në Fier.”, tha Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb