Këngëtarja Dua Lipa dha një koncert fantastik në Madrid disa ditë më parë që i përket turneut të saj “Future Nostalgia” dhe për disa orë ka qenë në qendër të vëmendjes.

Megjithatë, askush nuk e priste atë që ndodhi pas koncertit, pasi u pa duke u larguar nga vendi e shoqëruar me aktorin spanjoll Aron Piper, i famshëm për rolin e tij në serialin e Netflix, “Elite”.

Së bashku vazhduan festën në një klub nate në Madrid, teksa u panë duke vallëzuar e përkëdhelur me njëri-tjetrin.

Në videon e shpërndarë në Twitter fansat u zemëruan me çiftin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një person komentoi në video: “Dua Lipa po jeton la vida loca në Spanjë dhe Arón Piper po jeton ëndrrën, unë e shikoj me respekt”.
As Dua dhe as Aron nuk kanë folur për videot dhe dyshja mund të jenë thjesht miq duke kaluar një natë të mirë së bashku.

Megjithatë, FKA Twigs më pas postoi një video duke u puthur me Aron.

Në një video të TikTok për të promovuar këngën e saj të re Killer, dyshja u pa duke u puthur përballë njëri-tjetrit.

Fansat menjëherë pyetën se çfarë po ndodhte me tre yjet.

Një tjetër tha: “A ka një trekëndësh dashurie me Dua Lipën, Aron dhe FKA TWIGS?”.

Dua është një vajzë singel pas ndarjes nga i dashuri afatgjatë Anwar Hadid në fund të vitit të kaluar.

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe modeli, 22 vjeç, u ndanë pas dy vitesh se bashku, pavarësisht se bënë gjithçka, për ta shpëtuar atë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: