DURRËS- Shirat e rëna gjatë natës kanë sjellë rrëshqitje masive dherash në kodrën e Currilave, duke shkaktuar probleme për qarkullimin e automjeteve dhe komunitetin e zonës, në një nga akset e rëndësishme rrugore të qytetit bregdetar të Durrësit.

Si pasojë e rrëshqitjes, raportohet të jetë bllokuar lëvizja në njërin kah të rrugës, ndërsa fatmirësisht s’ka persona të lënduar. Sakaq, mësohet se Bashkia ka dërguar mjete e punëtorë për pastrimin e baltës që zbriti nga lartësia.

Për të parë nga afër se ç’po ndodh në Durrës, mund të shihni videon e siguruar nga gazetarja Klodjana Haxhiaj për “BalkanWeb”.

Kujtojmë që në qershor të vitit 2014, qeveria përmes një projekti me vlerë 240 milion lekë (të rinj) nisi rehabilitimin e Kodër-Vilës që premtonte zgjidhjen e problemit të rrëshqitjeve, por situate situata mbetet e njejtë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: