Një operacion i befasishëm i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillohet në këto momente në qytetin e Sarandës.

Në operacion janë përfshirë edhe forcat e policisë së Vlorës, e Sarandës, si edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

“BalkanWeb” mëson se gjatë këtij operacioni janë të paktën 10 personat e shoqëruar.

Personat e shoqëruar dyshohet të jenë pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, por nuk dihen ende më shumë detaje se çfarë po ndodh në qytetin bregdetar. (foto ilustruese)

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb