Tom Brady ka vendosur t’i japë Irina Shayk një tjetër shans. Lajmi vjen pasi ylli i NFL-së u nda nga supermodelja, pasi ai mendonte se ajo po përpiqej të luante me të dhe ish-in e saj, Bradley Cooper.

Sipas një raporti nga In Touch Weekly, një burim i brendshëm ka zbuluar se Brady dhe Shayk janë përsëri bashkë. Burimi pohoi se ata thjesht “po argëtohen” dhe nuk po kërkojnë asgjë të madhe.

Ata janë rikthyer! Marrëdhënia e tyre filloi si shumë rastësore, kështu që kur ata u ndanë, nuk kishte hatërmbetje dhe ata i lanë gjërat të hapura. Me sa duket, ka ende tërheqje mes tyre,” tha burimi i brendshëm përpara se të shtonte se Brady nuk po kërkon asgjë serioze pas divorcit të tij nga Gisele Bündchen. “Dhe Irina e kupton plotësisht. Tom ishte i martuar me Gisele për 13 vjet. Ai po argëtohet, po ashtu edhe Irina.

Kjo vjen pasi Radar Online raportoi se Shayk është në një mision për t’u rikthyer së bashku me Brady. Burimi pohoi se Brady vendosi të ndahej me Shayk pasi zbuloi përpjekjet e saj për të lundruar në një trekëndësh të ndërlikuar dashurie që përfshinte atë dhe Cooper.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb