TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha do të takohet sot me aleatët në selinë e PD në orën 13:00. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se temat e diskutimit do të jenë të shumta duke nisur nga situata në vend e deri tek reforma zgjedhore.

Kujtojmë se një ditë më parë u mblodh Këshilli Politik nga ku më pas palët dolën me qëndrime të ndryshme. E vetmja e përbashkët ishte vullneti përmbylljen e reformës deri në fund të majit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb