Ministrja e shtetit për marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, për deklaratat e Berishës për protesta në kohën kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, tha se kreu i PD duhet dënuar me injorim.

“Ai që ka damkën nga SHBA, Britania edhe mbase shumë shpejt BE thotë do bëj protestë që të na shohë BE.
Por çfarë të shohë BE që kemi njerëz që vënë interesin e vet para atij të vendit?
Për këtë shprehje Berisha duhet dënuar me injorim.
Sa herë bën të tilla deklarata duhet të thirret nga Prokuroria! , sepse nuk është mbi ligjin Berisha.

Tha SKAP-i në vend të SPAK, Nuk turpërohet SPAK? Që bëhet lolo. Qelibari i ka shpallur të korruptuar të gjithë përveç tij. Si Alabari. Si mund të zihet në gojë emri i këtij investitori, Ti zihet emri dhe të telendiset në foltoret tona. Nuk ngeli pa shpallur çdo njeri si kriminel. Porti do jetë investimi më i madh për të qenë qendër e Mesdheut”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: