Play Off i Champions League zhvilloi sot disa nga takimet e para.

Qarabag barazoi 0-0 me Victoria Plzen, duke lënë llogaritë të hapura për sfidën e kthimit në Republikën çeke.

Gola dhe emocione të mëdha në Izrael në takimin mes Maccabi Haifës dhe Crvena Zvezdës. 90 minutëshi përfundoi 3-2. Për ekipin irzraelit shënuan Chery dhe Pierrot(x2), ndërsa për musafirët realizuan Kanga dhe Pesic.

Benfica nuk has shumë vështirësi në Ukrainë ndaj Dynamos së Kievit (0-2). Portugezët iu falën golave të Gilberto dhe Ramos.

Rezultatet:

Qarabag 0-0 Plzen

Dyn Kiev 0-2 Benfica

Maccabi Haifa 3-2 Crvena Zvezda

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: