Në ndeshjen e parë e jetoi vetëm pjesërisht ëndrrën për të luajtur kundër idhullit të tij. Tashmë, Myrto Uzuni do të ketë mundësi të shijojë të plotë sfidën ndaj Cristiano Ronaldo, pasi Ferencvaros i tij do të luajë kundër Juventus sfidën e kthimit në Champions League. Në përballjen e parë të luajtur në Hungari dhe të fituar 4-1 nga “Zonja e Vjetër”, futbollisti i kombëtares shqiptare u aktivizua si zëvendësues në dhjetë minutat e fundit, ndërsa sot në mbrëmje ai pritet të niset si titullar.

Myrto Uzuni Edzes
Myrto Uzuni Edzes

Një arritje personale, pasi në letër ka pak shanse që Uzuni dhe Ferencvaros të dalin me pikë nga Torino. Juventus kërkon me çdo kusht fitoren për të vulosur kualifikimin, por edhe po të mos ishte kështu, dihet që Cristiano Ronaldo nuk do të humbasë asnjë mundësi për të shkëlqyer në Champions.
E marta e Ligës së Kampioneve sjell të tjera përballje të rëndësishme siç është ajo në Grupin H mes Paris SG dhe Leipzig. Me tre pikë pas tre sfidav të para, kampionët francezë e kanë të ndaluar të bëjnë hapa fals.

Enh8memxyau9ssk
Enh8memxyau9ssk

I njëjtë diskutimi për Lacion që kërkon të rishkruajë historinë e saj në Champions. I sapo kthyer pasi kaloi Covid-19, ka pak shanse që Thomas Strakosha të luajë kundër Zenit, por skuadra e tij pretendon pikët maksimale që do ta afronin me kalimin e grupit F.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb