Pas barazimit ndaj Freiburg, Bayern Munchen rikthehet te fitorja në kampionat. Kampionët e Gjermanisë dhuruan spektakël në shtëpi, teksa triumfuan 8-1 ndaj Mainz.

Ekipi i Tuchel vendosi ndeshjen në shinat e duhura në 20 minutat e para, duke realizuar me Kane dhe Goretzka. Mysafirët shkurtuan diferencat me Amirin në të 31-tën, i asistuar nga lojtari shqiptar Brajan Gruda. Brenda pjesës së parë, Kane thelloi shifrat.

Në fillimin e pjesës së dytë vijoi spektakli vendas, këtë herë me Muller, Musiala dhe Gnabry. Kane kompletoi tripletën, në të 71-tën minutë. Në fund pati kohë edhe për një gol tjetër të Goretzkës.

Pavarësisht këtij triumf, diferenca e Bayern me Leverkusen kryesues është 7 pikë, por “aspirinat” kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. Mainz është në vendin e parafundit.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: