Me shumicën e skuadrave që kanë siguruar kualfikimin, Liga e Kampioneve ndan sot biletat e fundit për në raundin tjetër të kompeticionit më prestigjoz të futbollit për klube në kontinentin e vjetër. Mes të mëdhenjve i vetmi që rrezikon është Atletico Madrid. Skuadra e Diego Simeone renditet në vendin e dytë të Grupit D, ndërsa duhet të fitojë me çdo kusht sfidën në shtëpi kundër Lokomitivës së Moskës për të ruajtur këtë pozicion, që do t’i lejonte kalimin në fazën me eliminim direkt.

1187467590.jpg.0
1187467590.jpg.0

Spanjollët rrezikohen nga Bayer Leverkusen. Formacioni gjerman gjithashtu luan në fushën e tij, teksa pret Juventusin tashmë të kualfikuar. Në grupin C, Manchester City ka siguruar më parë biletën për në raundin tjetër, ndërsa një garë e fortë bëhet për vendin e dytë.

1191505871.jpg
1191505871.jpg

Dinamo e Zagrebit duhet të fiojë në shtëpi pikërisht ndaj kampioëve anglezë, ndërsa një përballje direkte është ajo mes Shakhtar Donjeck dhe Atalantës. Ndërkohë, vetëm për vendin e tretë që mundëson kalimin në Ligën e Europës luhët në dy grupet e tjerë.

 He11621
He11621

Në Grupin A, Paris SG dhe Real Madrid janë kualifikuar, ndërsa Club Brygge dhe Galatasaray pretendojnë të vazhdojnë aventurën e tyre europiane.

191210 Training01 Don
191210 Training01 Don

I njëjti diskutim edhe në Grupin B. Vetëm për prestigj vlen përballja mes Bayern Mynich dhe Tottenham, teksa Olympiacos dhe Crvena Zvezda përballen në sfidën direkte për një vend në Ligën e Europës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb