FRANCE

Revista satirike franceze Charlie Hebdo është kritikuar pasi publikoi një kopertinë mjaft të diskutueshme, ku krahason përmes karituarave rastin e Policit me Gerige Floyd në SHBA me situatën në Pallatin Mbretëror në Britani mes Mbretëreshës Elisabetë dhe bashkëshortes së princit Harry, Meghan Markle.

Mbretëresha Elisabetë shfaqet duke i vënë gjurin në qafë bashkëshortes së princit Harry, Meghan Markle, e shoqëruar me titullin: Përse Meghan u largua nga Pallati Mbretëror? Ndërsa Meghan shfaqet e shtrirë në tokë, ashtu sikurse George Floyd, duke thënë: Sepse nuk mund të merrja më frymë!

Shumë përdorues të mediave sociale janë shprehur se kjo kopertinë tregon racizën dhe është tërësisht e pakëndshme. Kjo vjen pas intervistës së Meghan Markle dhe princit Harry me Oprah Ëinfrey ku u shprehën se një anëtar i familjes mbretërore kishte pyetur për ngjyrën e fëmijës së tyre Archie teksa ajo ishte shtatazënë. Madje Meghan u shpreh se kishte pasur momente kur do të donte t’i jepte fund jetës së saj. Kjo solli reagimin e pallatit mbretëror duke u shprehur se i kanë marrë seriozisht këto deklarata por do t’i adresojnë privatisht.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb