Charlie Watts, bateristi legjendar i grupit “The Rolling  Stones” është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare. Bashkëthemeluesi i grupit të famshëm, kishte disa javë që i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje emergjente, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetsore.

Muzikanti kishte hequr dorë nga turneu i fundit i grupit të famshëm ditët e fundit, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij. Problemet e tij shëndetësore ishin të njohura tashmë: në 2004 ai u diagnostikua me kancer në fyt dhe iu nënshtrua dy operacioneve.

Watts, festoi ditëlindjen e tij të 80-të në qershor, ai iu bashkua  “The Rolling Stones” në vitin 1963.

Zyrtari i tij për shtyp Bernard Doherty tha se Watts “vdiq paqësisht në një spital në Londër i rrethuar nga familja e tij”. “Charlie ishte një burrë, baba dhe gjysh i dashur dhe gjithashtu si anëtar i Rolling Stones një nga bateristët më të mëdhenj të brezit të tij,” tha Doherty.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb