Colin Burgess, bateristi i AC/DC, ka vdekur, njoftoi grupi i famshëm i muzikës. Ai ishte 77 vjeç. I lindur në Sidnej, Burgess ishte gjithashtu bateristi i grupit rock ”Masters Apprentices” nga viti 1968 deri në 1972.

Në vitin 1973, ai filloi punën e tij të shkurtër si baterist për AC/DC. “Shumë e trishtuar të dëgjoj për vdekjen e Colin Burgess”, shkroi AC/DC në Facebook.

“Ai ishte bateristi ynë i parë dhe një muzikant shumë i respektuar. Kujtime të lumtura”, shton ai. Burgess ishte ndër anëtarët themelues të AC/DC, së bashku me vëllezërit Malcolm dhe Angus Young, Larry Van Kriedt dhe Dave Evans.

Në 1998, Burgess dhe anëtarë të tjerë të ”Masters Apprentices” u futën në Holl of Fame të Industrisë Australiane të Regjistrimeve.

Shkaku i vdekjes së Burgess nuk u dha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb