BRUKSEL

Presidenti i Këshillit Evropian (KE), Charles Michel, diskutoi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin çështjen e Idlibit.

Nga llogaria e tij në Twitter, Michel ka bërë një postim lidhur me bisedën e tij telefonike të zhvilluar me Putin.

Michel ka theksuar se presidentit Putin i ka transmetuar pikëpamjen e tij se “Në Idlib duhet të sigurohet një armëpushim i vazhdueshëm dhe se duhet të sigurohet një zgjidhje politike për t’i dhënë fund luftës në Siri”.

Ndër të tjera në postimin e tij Michel ka theksuar se duhet të përfundojnë vuajtjet e përjetuara të civilëve në Siri dhe se ndihmat humanitare janë parësore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb