Thiago Silva, edhe pse 38 vjeçar, vazhdon të shkëlqejë te Chelsea dhe Premier League duke demonstruar aftësitë e tij të mëdha fizike. Për këtë arsye, blutë e Londrës po përgatisin një ofertë rinovimi për mbrojtësin brazilian i cili ka luajtur një pjesë të mirë të ndeshjeve.

Klubi mbështetet plotësisht te Thiago Silva si lider dhe për të mbështetur të rinjtë e ekipit si 21-vjeçarin Benout Badiashile dhe Wesley Fofana. Thaigo Silva ka luajtur 105 ndeshje me Chelsean, duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar 5 asiste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: