Cilido të jetë trajneri i ardhshëm i Chelsea-it do të ketë menjëherë një detyrë të vështirë për të zgjidhur, kush do të zëvendësojë Hazard? Fantazisti belg ka një kontratë që e lidh me Chelsea-in deri në 2020-ën, por raportet e këqija që kishte me Jose Mourinho-n kanë bërë që prej kohësh të mendojë një të ardhme larg Londrës.

Hazard kërkohet me insistim nga PSG, por ‘Daily Telegraph’ shkruan për një tjetër klub të madh. Hazard nuk do i thoshte kurrë jo një oferte nga Real Madrid. Zidane prej kohësh është një admirues i tij dhe ky fakt e josh shumë talentin e Chelsea-it. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, Hazard këtë fakt ia ka thënë edhe miqve të tij.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb