Mateo Kovacic nuk është një çështje te Chelsea, të paktën për momentin. Mesfushori kroat ka kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2024 dhe drejtuesit janë mjaft të qetë në këtë apsekt.

Gjithsesi, vera mund të sjellë shqetësime të reja për klubin. Sipas asaj që raporton London Evening Standard, do të jetë Manchester City që do provojë të afrojë në skuadër Kovacic, duke premtuar se do plotësojë të gjitha dëshirat e lojtarit.

Gjithçka mbetet në dëshirën e lojtarit. 28-vjeçari ka mjaft cilësi dhe më parë ka veshur fanellat e Real Madrid dhe Inter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: