Disa klube nga Liga Premier dhe nga Serie A janë duke negociuar me PAOK-un për transferimin e mesfushorit Ergys Kaçe. 22-vjeçari emigroi në Greqi që në fëmijëri dhe pati mundësi të zgjidhte mes dy përfaqësueseve, ndërsa ai vendosi të luante për Kombëtaren e tij, ku debutoi në vitin 2011 me ekipin e Shqipërisë U-21.

Agjencia që e përfaqëson shqiptarin ka konfirmuar se disa klube evropiane janë të interesuara për shërbimet e lojtarit që ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime gjatë kohës që po luan te PAOK-u. Në listën e këtyre klubeve përmendet edhe emri i Chelseat. Klubi anglez dëshiron ta blejë dhe ta huazojë te skuadra holandeze, Vitesse Arnhem.

Kontrata aktuale e Kaçes me klubin grek është valide deri në vitin 2017, ndërsa klauzola për prishjen e kësaj kontrate është tre milionë euro.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: