Chelsea ka triumfuar në transfertën e vështirë kundër Everton me rezultatin 0-3 duke hedhur një hap tejet të sigurtë drejt titullit kampion.

Blutë e Londrës fillimisht gjetën golin me Pedro-n i cili magjepsi në “Goodison Park” duke zhbllokuar shifrat në minutën e 66-të të takimit me një supergol. Më pas Cahill në të 79-ën dhe William në të 86-ën do të siglonin tri pikët për të besuarit e Antonio Conte-s.

All Goals & Highlights HD – Everton 0-3 Chelsea… by Video-Live
Chelsea kur kanë mbetur edhe katër ndeshje për të mbyllur “Premier League-n”, mban vendin e parë me 81 pikë, 7-të më pak se Totenham i vendit të dytë i cili luan në orën 17:30 takimin e javës së 34-ër kundër Arsenal.

Nëse për londinezët gjithçka po shkon mirë, kështu nuk mund të thuhet për Manchester City-n e Guardiolës. Qytetarët janë surprizuar nga Middlesbrough të cilët kanë bërë një rezistencë të fortë për të mos i lejuar të marrin tri pikët.

Middlesbrough vs Manchester City 2-2 All Goals… by Goalsport
Edhe pse me një këmbë jashtë “Premier League”, vendasit arritën të ndalin “cityzens” me rezultatin 2-2. City me pikën e marrë vazhdon të ruajë vendin e katërt në kampionat vetëm falë ndalesës së United. Skuadra e Guardiolës pas javës së 34-ër ka grumbulluar 66 pikë, 1 më shumë se të besuarit e Mourinho-s.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb