Pritet vetëm zyrtarizimi, por në Angli nuk ka më dyshime. Frank Lampard do të jetë trajneri i ri i Chelsea. Ish-mesfushori dhe kapiteni do të kthehet te skuadra ku luajti për 13 vjet në karrierën e tij dhe sipas mediave lokale prezantimi do të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm.

1152021808.jpg.0
1152021808.jpg.0

Lampard ishte zgjedhja e parë e padronit të klubit londinez, Roman Abramovich, pas largimit nga pankina të Maurizio Sarri. Pas shumë tratativash janë rrëzuar të gjitha pengesat në rrugën e Lampard drejt Chelsea. Kështu, palët kanë rënë dakord në lidhje me kontratën, e cila do të jetë 2-vjeçare me opsion rinovimi, nga e cila tekniku do të fitojë 5.5 milion stërlina në sezon.

Untitled
Untitled

Po ashtu, edhe Derby County I ka hapur rrugën këtij transferimi. Klubi që militon në Championship dhe që u drejtua në sezonin e fundit pikërisht nga Frank Lampard ka bërë të ditur me anë të një njoftimi për mediat se shpreson që marrëveshja të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur. Nga largimi i trajnerit, Derby do të fitojë 4 milion stërlina për prishje të njëanëshme të kontratës, shifër kjo është është pranuar të paguhet nga Chlesea.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb