Georgio Chiellini thotë mjaft. Mbrojtësi i njohur lë futbollin e luajtur në moshën 39-vjeçare. Chiellini mori këtë vendim pas përfundimit të bashkëpunimit me Los Angeles, ndërsa nuk ka munguar një postim në rrjetet sociale.

“Ishe udhëtimi më i bukur dhe më intensiv i jetës sime. Ke qenë gjithçka për mua. Me ty kam bërë një rrugë unike dhe të paharrueshme. Por tani është koha për të filluar kapituj të rinj, për të përballuar sfida të reja dhe për të shkruar faqe të tjera të rëndësishme dhe emocionuese të jetës” – Shkruajti ai.

Chiellini ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës te Juventusi, sakaq në fillimet e tij ka veshur edhe fanellën e Fiorentinës. Shifrat janë të qarta, plot 23 sezone në nivele të larta dhe plot 117 ndeshje me Italinë. Chiellini fitoi nëntë tituj të Serie A me Juventusin dhe gjithashtu ishte kapiten i Italisë në triumfin e tyre në Euro 2020 në Wembley, ku mposhtën Anglinë me penallti në finale.

Por “ikona” e njohur me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë pjesë e botës së futbollit, ku pritet të bashkohet me ndonjë klub për të marrë ndonjë rol drejtues.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: