Koleksioni i bashkëthemeluesit të ndjerë të Microsoft, Paul Allen, do të dalë në ankand në një shitje të organizuar nga Christie’s në Nju Jork në nëntor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë shtëpia e ankandeve, duke e vlerësuar koleksionin në më shumë se 1 miliard dollarë, një rekord absolut.

Më shumë se 150 vepra do të ekspozohen, duke përfshirë pikturën “La Montagna Sainte-Victoire” të piktorit francez Paul Cézanne, e vlerësuar në mbi 100 milionë dollarë.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb