Një çift homoseksualësh vendosën që dashurinë e tyre ta kurorëzonin në martesë, por kjo dëshirë hasi në një pengesë të pazakontë: teknikisht ata ishin babë e bir.

Bëhet fjalë për Nino Espositon, 78 vjeç, i cili adoptoi më vitin 2012 partnerin e tij, Drew Bosee, 68 vjeç, tre vjet përpara se martesat mes homoseksualëve të legalizohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mënyrë që të fitonin të drejtat e trashëgimisë dhe të tjera benefite që u jepen çifteve hetero.

Por, sot kjo lëvizje ligjore e tyre ka dhënë pasojat tani që çifti, të lidhur që prej vitit 1970, duan të martohen. Por praktikisht ata janë babë e bir. Sakaq, një gjyqtar i kontesë ka refuzuar një peticion për zgjidhjen e adoptimit, duke i lënë ata pa martuar, pohon ts.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: