Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 62-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar të përcjellin mesazhet e tyre përmes pankartave.
Në mesin e tyre kanë spikatur disa pankarta me tone ironike dhe kritike ndaj qeverisë, ku ndër të tjera shkruhej: “Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë vatani” dhe “Paska burra Poliçani, po ju çfarë prisni”.
Përmes këtyre mesazheve, protestuesit kanë shprehur qëndrimet e tyre mbi zhvillimet politike dhe pakënaqësitë ndaj qeverisjes, ndërsa kanë bërë thirrje për reagim qytetar.
Tubimi para selisë së qeverisë vijon prej 62 ditësh, me pjesëmarrësit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në disa prej politikave të qeverisë. Kujtojmë se dje Poliçani u ngrit në protestë kundër projektit të PS-së, për reformën territoriale, që e shkrin këtë bashki, duke e bashkuar me atë të Beratit.
