Në një intervistë për gazetarin, Arian Çani mbrëmë në nisje të sezonit të ri të emisionit “Zonë e Lirë” Çiljeta Xhilaga i ka habitur të gjithë kur ka deklaruar se në një të ardhme mund të ndërhyjë në gjoks.

Çili nuk ka ndërmend që ta zmadhojë siç dëshirojnë sot shumë femra të ekranit, por ajo dëshiron ta zvogëlojë të paktën dy numra.

Këngëtarja e “Gangsta Love” ka thënë se shpesh herë gjoksi i saj e bën të vihet në siklet dhe të ketë turp.
“Kjo gjë më bezdis, pasi me jep edhe problem me shtyllën kurrizore dhe qëndrimin drejt”, shtoi Çiljeta. Ndaj mos u çudisni kur një ditë ta shikoni Çiljetën me gjoks më të vogël.

Në këtë intervistë Çiljeta ka folur edhe për largimin nga politika dhe rikthimin në karrierën e saj muzikore në të cilën ka vendosur të investohet më shumë, pasi edhe fansa e saj presin të njëjtën gjë. Sa i përket këngës “Gangsta Love” ajo tha se historia e fabulës do të vazhdojë edhe vitin tjetër duke i zhvendosur ngjarjet në një vend tjetër.

Pyetjes se cili ishte shkaku i largimit të saj nga strukturat e Partisë Demokratike, Çiljeta i është përgjigjur se ende nuk e di përgjigjen, por tha se nuk e kishin ftuar në “Këshillin Kombëtar”.
Çiljeta mohoi që Greta Koçi të kishte ndikuar në ‘largimin’ e saj, ndërsa shtoi se komunikon ende me mesazhe me ish­kryeministrin Sali Berisha.

Pjesë nga intervista e Çiljetës në emisionin “Zonë e Lirë”
Po çfarë ndodhi Çiljeta, pse kjo ndarje?
Nuk me ftuan tek Këshilli Kombëtar.
Po kush ta futi kështu?
Nuk ka kush të ma fusi… s’jam e interesuar për këtë.
Greta Koçi?
Jo, ajo ka hyrë pas meje në PD. Me doktorin kam shumë marrëdhënie të mira, shkëmbejnë mesazhe. Tjetër gjë kë kam unë në zemër dhe i jap votën. Nuk është politika për mua. Ishte një eksperiencë shumë e
bukur.
Me të majtët si i ke marrëdhëniet?
E kam shumë mirë me të gjithë.
Me Ramën je takuar?
Jo.
Po me Tahirin?
Jo, as me atë.
Kë njeh nga të majtët?
Në përgjithësi i njoh të gjithë. S’kam ndonjë afrimitet në fakt.
Me dritat si ke qenë?
Andej nga Liqeni na ikin ndonjëherë. Shoh që për natë ka patrulla policie në fakt dhe kjo gjë e mirë shumë.
Kush është ministri i Energjetikes?
S’e di.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: