RUSI- Në Aprelevka të Rusisë, një kamion që po transportonte derivate, është rrotulluar dhe ka shpërthyer, pasi i ka shpërthyer më parë goma e rrotës së përparme.

Në videon e xhiruar nga një veturë, shihet momenti kur makina bie në njërën anë dhe lëviz nëpër tri shirita të rrugës, pasi e humb balancën.

Megjithëse ky aksident ndodhi në një autostradë me trafik të ngjeshur, nuk është dëmtuar asnjë veturë tjetër.

Madje, edhe shoferi që mbeti për pak kohë në kabinë, është nxjerrë nga zjarrfikësit i pa lënduar.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata veturash, derisa janë larguar mbetjet e kamionit, si dhe derisa janë pastruar derivatet që kishin mbuluar asfaltin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: