Kanë mjaftuar 10 minuta breshër në kryeqytet që rrugët të zbardheshin si të ishte dëborë.
Se si është “çmendur” moti mund ta shihni në fotot e siguruara nga “BalkanWeb” në rrugën 5 Maji dhe pranë Bulevardit të Ri.
Prej disa ditësh, vendi ynë është përfshirë nga një mot me shi dhe temperatura të ulëta, por breshëri i rënë sot në pak minuta kishte kohë që nuk ishte parë.
(BalkanWeb)