Teksa çmimi i qumështit në Shqipëri vijon të mbetet më i larti në Europë, duket se deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka gjetur një tjetër ide goditëse për të sjellë mesazhin e tij në Kuvend.

Me dy bidona me qumësht në duar, ai ka shkuar në Kuvend, ndërsa ka bërë me dije se këtë produkt do ta derdhë në shkallët e këtij institucioni.

Ky veprim vjen si shenjë proteste në mbështetje të fermerëve, të cilët nuk gjejnë dot treg në vendin tonë, ndërsa çmimi i produktit të qumështit vijon të jetë më i larti në Europë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: