TIRANË

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili komentoi dhe çmimin e lartë të karburantit gjatë konferencës së sotme për mediat.

Ai tha se kjo forcë ka çuar një projektligj në kuvend për pezullimin e dy taksave. Sipas tij ka dy rrugë për ta zgjidhur situatën, teksa e quajti një vjedhje të organizuar.

“Kemi muaj që e ndjekim. Një dëshmi tjetër shumë e qartë është që në fillim të marsit kemi depozituar projektligjin përkatës për uljen e çmimit të karburantit nëpërmjet pezullimit të taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit. Një masë të drejtpërdrejt që ky çmim të ndryshojë. Përballë kemi pasur një bord hajdutësh të organizuar.

Jo më larg se dje unë kam bërë publik edhe përbërjen e bordit ku janë gjithë qeveria dhe oligarkët që kanë naftën në dorë, nuk ka as për sy e faqe asnjë njeri që përfaqëson qytetarët, konsumatorët apo biznesin. Është një vjedhje e organizuar dhe rrugët për ta zgjidhur janë vetëm dy : Shkrirja e menjëhershme e këtij bordi mafioz dhe ulja e taksave dhe të ndalin vjedhjen sepse pasqyra e çmimeve në Mal të Zi dhe Maqedoni i nxjerr dhe më të zinj se ç’janë”, tha Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: