Autoritetet e tetë vetëve evropiane janë bërë bashkë për të shkatërruar një kartel të drogës nga Ballkani, duke akuzuar kështu 61 persona. Si rrjedhojë, janë sekuestruar 2.6 ton kokainë.

EUROPOL thotë se transporti i drogës për në Evropë bëhej nga Amerika e Jugut përmes Spanjës. Në këtë operacion ndërkombëtar u angazhuan autoritete nga Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Spanja, Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbia.

“Kjo organizatë kriminale përbëhej kryesisht nga kriminelë serbë, kroatë, malazezë dhe sllovenë si dhe kishte një rrjet të shtrirë në disa vende”, tha Europol.
Gjatë disa muajve, agjencitë e policisë mblodhën informacione duke bërë që autoritetet spanjolle në muajin mars të bastisnin disa qytete dhe të arrestonin 13 individë, përfshirë një oficer policie që punonin me kartelin. Atë kohë ata po përgatiteshin për të pranuar një dërgesë droge nga Amerika e Jugut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: