Kjo e hënë ka nisur më intensive te Spitali Infektiv, ku po trajtohen prej muajsh të infektuarit me koronavirus.

Në një raportim live për “News24”, gazetari Erjon Skëndaj tha se në pak orë të kësaj të hëne në spital kanë mbërritur tre autoambulanca nga rrethet, me të infektuar rëndë, si dhe ka pasur një humbje jete, që është transportuar drejt morgut të Tiranës.

Mes të tjerash, gazetari Skëndaj theksoi se “Trajtimi në shtëpi bën që pacientët të mos marrin oksigjenin e duhur, ndaj dhe vijnë në gjendje të rënduar në spital. Edhe mjekët thonë që ata duhet të sillen më shpejt në spital, pasi kjo rrezikon jetën e tyre”, duke shtuar se “Gama e ilaçeve llogaritet në 200-300 mijë lekë për të infektuarit nga koronavirusi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb