Historia do ta regjistrojë se Joe Biden fitoi debatin e së martës mbrëma duke demonstruar një gjë të rëndësishme: ai nuk është plakur.

Gjatë 47 muajve të fundit, sjellja jo-korrekte, e padenjë dhe e çiltër e presidentit, Donald Trump ka lodhur të gjithë kombin amerikan, raporton CNN.

Amerikanët zgjohen çdo mëngjes duke menduar se çfarë lloj pretendimesh dhe fyerjesh të çuditshme ka publikuar në rrjetet sociale presidenti i tyre.

Edhe ata që pajtohen me shumë nga politikat e Trumpit, përfshirë republikanët, janë të lodhur dhe ofenduar nga sjellja jopresidente e Presidentit.

Detyra më e rëndësishme e ish-nënpresidenti, Biden në debatin e mbrëmshëm ishte të demonstronte se ai është një alternativë e qetë, profesionale dhe plotësisht e shëndoshë kundrejt Trumpit.

Ai i demonstroi qartë këto tipare ndërsa Trump ishte përçarës, ndërpreu të gjitha përpjekjet për diskutim racional.

Ndryshe, ky ishte debati i parë televiziv presidencial gjersa deri më 3 nëntor do të mbahen edhe dy të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb