Egnatia do përballet me Lincoln Imps në Conference League, me synimin e vetëm 3 pikët. Në konferencën për shtyp, trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Nevil Dede vlerësoi rivalin, por u shpreh besimplotë për aftësitë e skuadrës.
“Sa i përket kundërshtarit, mund të rezultojë që ne jemi favoritët, por vetëm në letër, ata kanë eksperiencë më shumë se ne. Kanë marrë pjesë edhe vitin e kalua në grupet e këtij kompeticioni. Kanë bërë fitore edhe vjet, siç bënë në ndeshjen e fundit ndaj Hajdukut të Splitit.
Ne duhet ta shijojmë dhe të kuptojmë që me meritë jemi këtu. Jam i bindur që djemtë nesër do të përformojnë mirë dhe patjetër që presim rezultatin e dëshiruar. Duam fitoren, por të mos harrojmë që kemi përballë një skuadër shumë eksperte, shumë e pjekur, shumë me eksperiencë”.
