Vedat Muriqi është bërë protagonist në rrjetet sociale, pas paraqitjes dhe golit të realizuar ndaj Shakhtarit.
Faqja zyrtare e Fenerbahçes në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi të veçantë të sulmuesit kosovar, të shoqëruar me mbishkrimin “The many moods of Vedat”, që në shqip përkthehet “Të gjitha emocionet e Vedatit”.
Klubi turk ka zgjedhur të sjellë disa nga emocionet e Muriqit, duke vënë në pah karakterin dhe pasionin e sulmuesit kosovar.
Publikimi ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, ndërsa goli ndaj Shakhtarit i ka dhënë edhe më shumë vëmendje paraqitjes së Vedat Muriqit.
