Serie A bëhet gati për derbin e parë sezonal. Inter-Milan konsiderohet nga të gjithë si një test force për të dyja skuadrat. Por si gjithmonë, kundër rrymës shkon Antonio Conte. Për teknikun është një sfidë e rëndësishme, por megjithatë vlen tri pikë si gjithë të tjerat.

Internazionale Cinemaapp
Internazionale Cinemaapp

“Ne kërkojmë të bëjmë maksimumin dhe të fitojmë në çdo ndeshje që luajmë, pasi çdo sukses vlerësohet me tre pikë. Derbi ka vështirësi më të mëdha, pasi kundërshtari është shumë i fortë. E ka mbyllur sezonin e kaluar në mënyrë perfekte dhe e ka nisur shumë mirë këtë aktualin. Megjithatë duam dhe duhet të bëjmë një ndeshje të mirë, ndonëse e njohim vështirësinë”, ka thënë Conte, që më pas i është përgjigjur edhe Cristian Eriksen, pas ankesave të mesfushorit se luan pak.

Inter Pisa Amichevole
Inter Pisa Amichevole

“Nuk e di nëse luan pak tek Interi, por unë mendoj se ka luajtur aq sa duhet. Unë marr disa vendime për të mirën e skuadrës. Megjithatë jam shumë i kënaqur për mënyrën se si Eriksen po integrohet te Interi dhe kontributin që po jep. Shpresoj që edhe ai të jetë i kënaqur që po punon me ne, pasi në një sezon të tillë, do të ketë hapësira për të gjithë. Megjithatë unë mendoj se Eriksen ka luajtur mjaftueshëm për të treguar vlerat e tij, ashtu si edhe lojtarët e tjerë”, është shprehur tekniku zikaltër.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb