“Me këtë ligj dekret ne kemi rregulluar edhe marrëdhëniet me Parlamentin në një mënyrë më të saktë dhe transparente. Parashikojmë që çdo iniciativë do t’i dërgohet presidentëve të dhomave dhe që unë ose një ministër i deleguar do t’i raportojmë Parlamentit”. Kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme kryeministri italian Giuseppe Conte pas miratimit të dekretit në të cilin forcohen sanksionet për ata që nuk respektojnë rregullat anti-koronavirus.

“Jo e vërtetë që masat shtrënguese do të shtrihen deri më 31 korrik”
“Ka pasur diskutime se emergjenca do të zgjatet deri më 31 korrik 2020: asgjë e vërtetë, absolutisht jo. Në fund të janarit miratuam gjendjen e emergjencës kombëtare, pak më pas se OBSH të dekretonte emergjencën e një epidemie globale. Emergjenca u shpall deri më 31 korrik. Nuk do të thotë se masat kufizuese do të zgjaten deri më 31 korrik”, shtoi Kryeministri.

“Ne jemi gati në çdo moment dhe shpresojmë që shumë shpejt të lehtësojmë kontrollin e masave kufizuese dhe t’i tejkalojmë ato”, theksoi Conte. “Është një provë shumë e ashpër që do të na bëjë më të mirë. Secili prej nesh po reflekton në jetën e tij dhe në shkallën e vlerave dhe kjo është një mundësi për të ndaluar për të bërë reflektime që një njeri në jetën e zakonshme nuk mund t’i bëjë. Ne do të përfitojmë për të nxjerrë mësimin e duhur”.

Gjoba nga 400 deri në 3 mijë euro

‘Në masat sanksionuese – tha Conte – ne kemi futur një gjobë nga 400 euro në 3 mijë euro. Gjobat e parashikuara tani zëvendësohen me këtë gjobë”. Ai sqaroi më tej: “Nuk ka ndalesë administrative për automjetet, vetëm gjobat”.

“Ne po bëjmë rregullime që përfshijnë sindikatat që në disa raste nuk kanë qenë të kënaqura. Shpresoj që të mos ketë grevë, vendi nuk do të jetë në gjendje ta përballojë atë. Vlen edhe për karburantet, do të jetë i siguruar furnizimi”, përfundoi Conte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: