Studiuesit e firmës Check Point Software Technologies, thonë se virusi i llojit malware, i njohur si CopyCat, ka infektuar 14 milionë pajisje Android.

Përmes infektimit të këtyre pajisjeve, malware arriti të gjenerojë 1,5 miliard dollarë nga instalimi i aplikacioneve, të cilat mashtrojnë dhe tregojnë reklama të rreme.

Malware në formë të plotë ka operuar nga muaji prill deri në maj të vitit të kaluar, duke u përhapur në një numër të madh të telefonave dhe tabletëve. Përhapjen e veprimit në pjesën më të madhe e mundësuan shitoret e aplikacioneve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: