KINE

Pamjet e mëposhtme mund të duket si të marra nga ndonjë film por jo ato janë të verteta. Chen Ying është një infermiere që ndihmon në luftimin e coronavirusit në repartin e izolimit të spitalit të saj në Hangzhou të Kinës.

Për shkak të masave paraprake të sigurisë, çifti nuk është lejuar të takojë njëri-tjetrin për 11 ditë. Në videon e mëposhtme shihet momenti kur ata do të ribashkohen më në fund, por vetëm nëpërmjet xhamit pasi ata nuk mund ta prekin njëri-tjetrin.

Çifti mund të puthet vetëm nëpërmjet xhamit. Ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të martohen, menjëherë pasi ajo të largohet nga objekti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb